Gjendet një trup i pajetë në zonën e ‘Brylit’ në Tiranë mëngjesin e sotëm. Sipas policisë nga kqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se shkaku i vdekjes është për shkaqe natyrale.

Ndërkaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton mbi rrethanat e vdekjes dhe identitetin e viktimës.

 Informacion paraprak

Rreth orës 07:50, në rrugën “Vëllezërit Huta”, në trotuar është gjetur pa shenja jete, trupi i pajetë i shtetasit S. B.,75 vjeç.

Nga kqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime nga faktorë të tjerë.

Dyshohet se shkaku i vdekjes është për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Flash Lajme

Më të lexuarat