Për kryetarin e bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe, një qytet i pastër ndihmon në rritjen e numrit të turistëve, zvogëlon ndotjen dhe rrit cilësinë e jetesës. Në kuadër të fushatës për mbrojtjen e natyrës, pastrimin dhe mbajtjen pastër të ambienteve ku jetojmë, bashkia e Gramshit ka menduar t’i japë jetë nismës ”për një mjedis më të pastër”.

Aksionit të pastrimit i janë bashkuar edhe punonjësit e ”Uzinës Mekanike Gramsh” të cilët sipas Taçes, përmes pastrimit po japin një mesazh të qartë kundër ndotjes së ambientit. ”Nisma për një mjedis të pastër. Së bashku me punonjësit e ”Uzinës Mekanike Gramsh”, vazhdojmë misionin për të dhënë një mesazh të qartë kundër ndotjes së ambientit. Falënderojmë të gjithë ata që i përgjigjen pozitivisht nismës tonë”,-tha Taçe. Gjithashtu, kryetari i bashkisë së Gramshit thotë se institucioni që ai drejton mbështet çdo nismë dhe iniciativë në mbrojtje të mjedisit.

Flash Lajme

Më të lexuarat