Gazetari Artan Hoxha zbulon fituesin mes tre kandidatëve për postin e kryeprokurorit. “Arta Marku që në momentin kur u zgjodh prokurore u zgjodh në një situatë jo ligjore, në një seancë me flakadanë.

Që në atë moment figura e saj u godit. Ajo vinte nga periferia, u duk se nuk kishte staturën e duhur për ta bërë atë detyrë. Ajo mund të jetë një prokurorë shumë e mirë si prokurore, por nuk ka staturë për të drejtuar këtë institucion. Ngjarjet që ndodhen që nga momentin i emërimit të saj, kanë ndodhur shumë gjëra. Dhe çfarë ka bërë?”, ka deklaruar gazetar i Hoxha.

Ndërsa për Olsian Çelën Hoxha është shprehur: “Unë do doja të kishte më shumë kandidat, brenda prokurorisë së krimeve të rënda ka dhe plot emra të tjerë, i kanë dekurajuar që ata të kandidojnë. Lista që ka dalë atje, ky ka qenë tek Krimet e Rënda, i është dhënë shansi dhe është sprovuar në atë detyrë. Ai është fituesi, mes këtyre të treve. Vetëm fakti që ai e ka drejtuar prokurorinë e krimeve të rënda, që është prokuroria më e mirë. Tani a mund ta zhvendosin atë, tani duhet parë. Uroj që në rastin konkret të mos ndodh e njëjta gjë”.

Flash Lajme

Më të lexuarat