Bashkimi Evropian i ka propozuar pak ditë më parë Maqedonisë së Veriut idenë e vettingut për gjyqtarët dhe prokurorë. Kreu i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pas promovimit të platformës “financa të hapura”, ka komentuar edhe idenë për vetting në gjyqësor.

Shefi i qeverise theksoi se veting-u duhet të realizohet por shteti duhet të sigurohet nëse ka kapacitetet e duhura për të kryer këtë proces. Zaev i ka kujtuar Unionit se vendi i tij nuk duhet të përfundojë si Shqipëria ku institucionet e drejtësisë janë zbrazur dhe vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese.

“Populli ynë pret tronditje. Tronditje të gjykatësve, prokurorëve, politikanëve, drejtorëve, të agjencive, ministrive. E gjithë kjo duhet të organizohet mirë. Pas përvojave që ka patur Shqipëria, fillimisht duhet ta dimë nëse me të vërtetë jemi të përgatitur. Shqipëria kaloi një proces të suksesshëm, por tani nuk ka kapacitete si t’i mbush vendet e zbrazura dhe po funksionon pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë Supreme, gjë që nuk lejohet citon Alsat.

Zaev mes tjerash theksoi Akademia për gjykatës dhe prokurorë nuk prodhon kuadër të mjaftueshëm, dhe se në rast të vetting-ut shteti mund të has në probleme në zëvendësime e personave që nuk arrijnë të kalojnë këtë proces.

“Me sistematizim në gjyqësor kemi 750 gjykatës, ndërsa realisht për momentin kemi 520, ndërsa nëse përmes një vetting-u ndodhë që qindra mos ta kalojnë vetting-un, ne nuk kemi si t’i zëvendësojmë këto kuadro”, pohoi Zaev.

Ja cilat janë shënjat më xheloze të horoskopit

Dashi

Kjo shenjë nuk është gjithmonë e mirë në dashuri. Por mos rrezikoni ta tradhtoni, përndryshe do të duhet të punoni shumë për t’u pajtuar me të.

E shqetësuar dhe e padurueshme, Dashi do të dëshironte që të tjerët të ishin po aq sa ai është i dashuruar. Kështu që kur ai ndjen se nuk jeni 100% i sinqertë me të, ai nuk heziton të bëjë akte xhelozie.

Demi
Reflektivë dhe të durueshëm me partnerët e tyre, ashtu si besojnë lehtësisht të tjerët, gjithashtu mund të prishin marrëdhëniet me personat që i tradhëtojnë.

Flash Lajme

Më të lexuarat