Policia Rrugore e Tiranës ka forcuar kontrollet ndaj drejtuesve të mjeteve, ndërsa janë bllokuar 5 patenta.

Mbrëmjen e sotme policia është stacionuar në rrugën Tiranë-Elbasan, ku janë konstatuar disa raste me shpejtësi tej normave, deri edhe në 181 km në orë.

“Po ndodh: Në rrugën Tirane-Elbasan, 181 km/h, ?✈???
Vijon kontrolli me Radar ?, për të parandaluar aksidentet rrugore qe vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara, ku prej orës 20:00 e deri në këto momente, janë ✍??♀ 5 leje drejtimi, për shpejtësi që varijojnë nga 127 deri në 181 km/h.
Mos nxitoni për te arritur fundin?, apo ?✍??♀, shpejtësia vret jete.”, -thuhet në mesazhin e Policisë.

Flash Lajme

Më të lexuarat