Ashtu siç u paralajmërua, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka shpallur vakancën për Gjykatën Kushtetuese pas shkarkimit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit i Besnik Muçit një ditë më parë.

Në dokument shkruhet se kemi të bëjmë me plotësimin e vakancës së parakohshme të krijuar nga përfundimi parakohe i mandatit të ish-gjyqtarit Besnik Muçi.

Ndërsa vetë Besnik Muçi e kundërshtoi vendimin e KPA-së dhe deklaroi se do të vijonte në detyrën e anëtarit të Gjykatës, pasi sipas tij, procesi i rivlerësimit, i nisur për shkak të statusit si prokuror, do të duhej të ishte ndërprerë, duke qenë se nga momenti i kryerjes së betimit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, statusi si prokuror kishte përfunduar.

Flash Lajme

Më të lexuarat