Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, kohët e fundit është kthyer në një nga zërat më kritik brenda Partisë Socialiste dhe ndaj kryeministrit Edi Rama.

Vazhdimisht, gjatë deklaratave të tij në lidhje më aktulitetin politik si dhe zhvillimet në vend, Bushati nuk ka nguruar që të jetë gjithmonë në oponencë me qeverisjen dhe lidershipin e PS-së, duke kritikuar hapur.

Mirpo ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, teksa ka prezantuar platformën e KÇK-së, ka shtrënguar duart edhe me ish-ministrin e tij Ditmir Bushatin.

Siç duket edhe në këtë foto të shkrepur nga fotografi Agim Rama, Bushati dhe Rama janë takuar ndërmjet njëri-tjetrit dhe siç shkruan fotografi kanë biseduar dhe për çështjen e ditës.

1 nga 3

“KRYEMINISTRI RAMA “SHKRIN AKUJT ME BUSHATIN” SOT ATO JO VETEM SHTRENGUAN DUART POR DHE BISEDUAN PER CESHTIET E DITES…”- shkruan Agim Rama.

Flash Lajme

Më të lexuarat