Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat ka theksuar edhe njëherë tjetër referendumin si të vetmen rrugë për të shpëtuar Shqipërinë. Ai ka shprehur se shqiptarët janë të pashpresë me këtë klasë politike dhe referendumi është zgjidhja, ushtrimi i demokracisë direkte.

“Nuk kemi asnjë referendum në 21 vite sepse politika e ka ndaluar. Si president kam vendosur pas gjithë përpjekjeve të mia për të gjetur rrugën e dialogut dhe bashkëpunimit mes qeverisë dhe opozitës, kam vendosur të zbres në shesh dhe nuk do të iki nga sheshi derisa t’i kthejmë shqiptarëve të drejtën e referendumit që e kanë në Kushtetutë.

Dua t’i them të gjithë shqiptarëve se me këtë klasë politike jeni të pashpresë. Kjo është e vetmja rrugë për të shpëtuar Shqipërinë. E vetmja rrugë është ushtrimi i demokracisë direkte. Në të gjitha sheshet e Shqipërisë do të komunikojmë me popullin. Populli shqiptar të mos mbetet më në mëshirën e partive. Do të fillojë një epokë e re, ajo e partive përfundoi”, tha Meta.

Flash Lajme

Më të lexuarat