Një aksident ka ndodhur në rrugën dytësore Sukth-Maminas, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Mësohet se një makinë tip “Benz” ka përplasur një të moshuar, shtetasin me iniciale B.P.

,73-vjeç, i cili ka gjetur menjëherë vdekjen.

I moshuari është përplasur nga makina teksa po kalonte rrugën, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

Sipas policisë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Më datë 25.11.2019, ora 18:11, në rrugën dytësore Sukth-Maminas, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E.N.,47 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin B.P.,73 vjeç, banues në Goxhas, i cili ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Flash Lajme

Më të lexuarat