“Familjet e para nga Shqipëria të prekura nga tërmeti kanë mbërritur në Pejë. Numër i madh i kosovarëve kanë shprehur gatishmërinë për të strehuar familjet nga Shqipëria të cilat kanë mbetur pa shtëpi si pasojë e tërmeteve të ditës së djeshme.
Qytetarë e grupe të shumta të organizuara janë duke mbledhur gjëra të nevojshme ushqimore dhe në veshmbathje për t’u dalë në ndihëm familjeve të prekura nga tërmeti”, njofton Afrim Krasniqi në Kallzo.