Situata e rëndë dhe emergjente që ka përfshirë Shqipërinë ka sjellë reagimin e të gjitha shteteve fqinje, të cilat kanë dërguar pa nguruar asnjë moment ndihma për shqiptarët.

Por i pa dyshuar ka qenë ndihma e shtetit kosovarë, të cilët veç ndihmës së menjëhershme ditën e djeshme, duke dërguar të parët forca speciale në zonat e prekura, mësohet se edhe ata kanë  sjellë përforcime.

Siç shihet edhe në foto të tjera forca speciale janë nisur nga Kosova drejt Shqipërisë, jo për shkak të situatës së rëndë dhe faktit se ende ka edhe shumë persona që ndodhen nën gërmadha.

Kujtojmë se deri më tani numri i viktimave ka mbërritur në 26 ndërsa të nxjerrë nga rrënojat janë 45 persona.

Gjithashtu Ministria e Mbrojtjes tha se të paktën 650 persona janë lënduar nga tërmeti i 26 nëntorit me magnitudë 6.3 ballë, i cili shkaktoi shembjen e shumë banesave dhe pallateve.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All