Ndërsa kërkimet janë ndërprerë në Thumanë, pasi besohet se nuk ka më njerëz nën gërmadha, operacioni i kërkim-shpëtimit po vijon ende në Durrës dhe zonën e ish-Kënetës, ku dihet se janë nën rrënoja edhe shumë persona.

Kërkimet vijojnë edhe në banesën e familjes Lala, të cilët jetonin në zonën e ish-Kënetës.

Siç u pa edhe në listën e bërë publike nga rrënojat e kësaj banese janë nxjerrë të pajetë:

-Amelia Lala 8 vjeç

-Sehadete Lala 79 vjeç

-Griselda Lala 22 vjeç

-Ariela Lala 4 vjeç

– Selvie Lala 77 vjeç

Kujtojmë se nga ndërtesa u nxor me jetë 17-vjeçari, Ramë Lala, i cili jetoi për orë të tëra nën gërmadha.

Kërkimet në këtë banesë do të vijojnë, pasi dyshohet se brenda saj ka ende anëtarë të familjes që janë mbuluar nga rrënojat dhe ende nuk dihet fati i dy binjakëve, Dionis e Dionisa, i nënës së tyre Marjeta dhe i Emiljano Lalës.

Flash Lajme

Më të lexuarat