Lëkundjet e fuqishme që kanë tronditur Shqipërinë prej 26 nëntorit kanë shkaktuar pasoja edhe në fshatin Bubq, pranë Fushë-Krujës.

“A2” raporton se në fshat janë rreth 234 shtëpi me dëmtime, të cilat sipas banorëve janë të pabanueshme.

Ata kanë dalë jashtë dhe po flenë në makina, pasi thonë se askush nuk ka shkuar atje.

Disa prej tyre bënë thirrje që t’iu dërgohen çadra për të mos vazhduar të qëndrojnë në makina.

Flash Lajme

Më të lexuarat