Pas Tiranës dhe Durrësit, të cilat u menduan di zonat më të dëmtuara nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntor, i magnitudës 6.3 ballë, qeveria ka vendosur që edhe në Laç të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Këtë e konfirmoi kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë.

“Edhe Laçi do të futet në territorin e gjendjes së jashtëzakonshme, në mënyrë që çdo i dëmtuar nga Laçi të mos ndihet i përjashtuar”- tha kryeministri.

Më poshtë kryeministri tha se banesat që janë shpallur të pabanueshme do të shemben shumë shpejt.

“Më duhet edhe të riktheksoj se të gjitha palestrat duhet të zbrazen dhe t’i kthehen nxënësve të shkollave. Kjo për zonat urbane. Për zonat rurale do bëjmë çmos që të mos i largojmë nga zona e tyre pasi puna e tyre është e lidhur me bujqësinë. Nga sot nuk do të ketë më asnjë çadër”- tha kryeministri.

Flash Lajme

Më të lexuarat