Ka përfunduar operacioni i kërkim-shpëtimit me numrin tragjik të viktimave prej 50 jetë të humbur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ka qenë kryeministri Edi Rama ai që ka dhënë lajmin se operacionet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar dhe numri i viktimave ka shkuar në 50.

“Operacionet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar, ndërsa fatkeqësisht duhet të them që numri i viktimave ka shkuar në 50”- tha Rama.

“Numri zyrtar i viktimave ka arritur në 50, operacioni i kërkim shpëtimit ka përfunduar. Duhet të falenderoj trupat e kërkim-shpëtimit që kanë ardhur nga jashtë. Por kjo nuk zbeh punën e trupave tanë të kërkim-shpëtimit, por trupat kanë nevojë për mjete të specializuara. Forcat tona meritojnë vlerësimin më të lartë, duhet të jemi krenarë për trupat tanë. 38 njerëz janë shpëtuar vetëm nga trupat tona. Ka qenë pozitive, komunikimi me forcat franceze dhe italiane, dhe të gjithë ekipet e tjera që erdhën për të dhënë ndihmën e tyre.

Aktualisht në spitale ndodhen 41 persona, që janë lënduar si pasojë e tërmetit të së martës. 2472 banorë janë akomoduar nëpër hotele. Tashmë kemi kërkuar ekspertizë të huaj për gjendjen e banesave, ka mbërritur që mbrëmë grupi grek, francez dhe italian ndodhen në terren. Ekipi hungarez, bullgar, letonez do të jenë të pranishëm sot”-tha kryeministri.

Flash Lajme

Më të lexuarat