Shkon në 51 numri i viktimave të tërmëtit të 26 nëntorit, pasi ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 20-vjeçarja, Xhesika Biquku, që ndodhej prej tre ditësh në koma.

Xhesika Biquku, ishte në gjendje kritike për jetën dhe mjekët nuk e këshillonin transportimin e saj në një shtet të huaj për të marrë mjekim, për shkak të gjendjes së rënduar.

Sipas raportimeve, Xhesika Biqiku 20-vjeç pësoi një goditje të fortë në kokë nga një tullë e rënë nga kati i pestë në pallatin ku ajo jetonte, në zonën e Kombinatit në Tiranë pas tërmetit të fuqishëm 6.3 ballë të shkallës Rihtër.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All