Ambasada kineze në Tiranë sqaroi përmes faqes së saj në Twitter se kompanitë kineze kanë dhuruar 2 milionë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. “Personave në nevojë u janë dërguar gjithashtu ushqime, ujë i pijshëm, batanije e tenda”, thuhet në postimin e saj.

Ambasadori kinez në vendin tonë Zhou Ding qe shprehur një ditë më parë se Kina do të kontribuonte me vlera monetare, në mbështetje të familjeve të dëemtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Në takimin e kryeministrit Edi Rama me ambasadorë të huaj, të zhvilluar në Tiranë, Ding rikonfirmoi gadishmërinë e qeverisë kineze për të ndihmuar. Ai sqaroi se pas goditjes së tërmetit, ekipet kineze të kërkim shpëtimit ishin gati të vinin. “Nëse keni ndonjë kërkesë ndonjë ide, për çfarë keni nevojë për ndihmën e Kinës do të diskutojmë me hollësi, do të mbajmë kontakte të ngushta. Nëse keni një listë me kërkesa, nevoja për pajisje, logjistikë na vini në dijeni”, – tha ambasadori Ding

Flash Lajme

Më të lexuarat