Diaspora shqiptare në Athinë përkujtoi ditën e djeshme viktimat e tërmetit vdekjeprurës të 26 nëntorit. Shoqata, grupime dhe emigrantë të thjeshtë iu përgjigjën thirrjes së organizatës “Jeta” dhe ishin të pranishëm në mjediset e Ambasadës Shqiptare në Athinë për të bërë homazhe në nderim të tyre.


“Dhimbja është e madhe, fjalët janë të tepërta, por ne të gjithë së bashku do përpiqemi të ndihmojmë për t’ia lehtësuar dhimbjen të prekurve të tërmetit”, tha znj. Elona Kataro, presidente e organizatës “Jeta”, e cila u kërkoi të pranishmëve të mbanin një minutë heshtje në nder të viktimave.
Nga ana e tij, zv/ ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Athinë z. Aleks Jaso falënderoi komunitetin shqiptar për mesazhet e solidaritetit që përcollën dhe dha disa udhëzime në lidhje me dërgesën e ndihmave materiale dhe financiare në atdhe. I pranishëm ishte edhe Atasheu Ushtarak i RSH në Greqi, kolonel Roland Berzani.
Më pas, në heshtje dhe me lot në sy u vendosën lule dhe qirinj në mjediset e ambasadës. Me shpirt dhe me zemër jemi pranë tyre.

Flash Lajme

Më të lexuarat