Në periudhën 29-vjeçare të tranzicionit, Shqipëria ka pasur 8 Prokurorë të Përgjithshëm, ndërsa emri i fundit që do të drejtojë organin e Akuzës është zgjedhur sot nga parlamenti.

Po cilët ishin ata, betejat që bënë me krimin dhe çështjet e bujshme që hetuan? Nga Petrit Serjani deri te Arta Marku e Olsian Çela, “Shekulli” rendit emrat që bënë bujë në organin e Akuzës.

1-PETRIT SERJANI (Maj 1991-Korrik 1992)  

Proceset

1- Rinisjen e hetimeve për bombën në ambasadën Ruse ku 20 vetë ishin pushkatuar. U dha pafajësi. Në 1953 nuk ishte bërë gjyq.

2-Çështja e Beqir Ballukut, kërkoi pafajësi për akuzën krime ndaj shtetit

3-Me urdhër të tij u arrestua Manush Myftiun, Hekuran Isain, Nexhmije Hoxhën, Qirjako Mihalin, etj

4-Hetoi në vitin 1991 problemin e depozitimit të arit shqiptar në Zvicër

  1. Hetim Xhon Mekgou për depozitat e arit shqiptar në Zvicër

2-MAKSIM HAXHIA (Gusht 1992- Nëntor 1992)

Me shumicë votash parlamenti i dominuar nga Partia Demokratike vendos shkarkimin e tij vetëm 3 muaj pas emërimit. Arsyeja e shkarkimit ishte mosveprimi për arrestimin e ish- funksionarëve të PPSH-së. Ai u përplas me presidentin Berisha, për faktin se po tregohej i “ngathët” në realizimin e procesit gjyqësor në ngarkim të drejtuesve të lartë të shtetit komunist. Haxhia u përplas edhe me deputetët demokratë të Parlamentit, pse nuk po dërgonte policinë të gjente dhe të vinte në pranga drejtuesi e pushteti të vjetër që akuzoheshin për gjenocid, krime kundër njerëzimit. Berisha e shkarkoi shpejt Haxhinë nga detyra për t’ia ngarkuar atë një juristi tjetër, që mbante postin e zëvendësprokurorit, Alush Dragoshi.

3-ALUSH  DRAGOSHI(Nëntor 1992- 10 gusht 1997)

Proceset e bujshme

1-Arrestohet ish-presidenti Ramiz Alia dhe gjykohet për gjenocid së bashku me 18 drejtues të shtetit komunist, ndërmjet tyre dhe Nexhmije Hoxha, e cila u dënua nga gjykata me 9 vjet heqje lirie.

2-Në 31 korrik 1993 u arrestua ish-kryeministri dhe kryetari i PS, Fatos Nano

 4-ARBEN RAKIPI(Gusht 1997- 18 mars 2002)

Proceset të bujshme

1- Bandat e vitit 1997

2- Arrestimi më 23 gusht 1998 i gjashtë funksionarëve të PD-së, Safet Zhulali, Halit Shamata, Sokol Mulosmani, Blerim Çela, Kreshnik Lusha dhe Bujar Rama

3- Hetimet për vrasjen e Azem Hajdarit

4- Dosja “Kokaina”

5- Dosjet e korrupsionit

 5-THEODHORI SOLLAKU(Mars 2003 – Nëntor 2007)

Proceset e bujshme

  1. Vrasja e shoferit Genci Sina
  2. Ekstradimi i Altin Arapit, të dyshuarit për vrasjen e Sinës

6- INA RAMA(nëntor 2007-nëntor 2012)

Proceset

  1. Shpërthimi i depove ushtarake në Gërdec të Tiranës
  2. Hetimi i çështjes së kasetës së ministrit Dritan Prifti.
  3. Hetimi ngjarjeve të 21 janar 2011 në të cilën mbetën të vdekur 4 protestues.
  4. Hetim i abuzimeve me ndërtimin e rrugës së Kombit, ish-ministri I Transporteve Lulzim Basha.

7- ADRIATIK LLALLA(2012 – 2017)

Proceset më të bujshme

  1. Hetimi dhe arrestimi i ministrit të Punës, Spiro Ksera.
  2. Çështja e Tom Doshit.
  3. Hetimi për trafikun e drogës.

8- ARTA MARKU (dhjetor 2017- dhjetor 2019)

Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme

Çështjet e bujshme

  1. Dosja 184 dhe 339. Hetimi për vjedhjen e votave në Dibër dhe Durrës 2016 dhe 2017
  2. Hetimi për Agim Kajmakun (kryebashkiaku i Vorës mashtroi në formularin e dekrimalizimit para se të merrte mandatin në zgjedhjet e 30 qershorit)

8- OLSIAN ÇELA (5 dhjetor 2019 -)

Vizioni i Kryeprokurorit

Në intervistimin për më shumë se 60 minuta përballë KLP-së, më 13 nëntor, Olsian Çela ndër të tjera ka theksuar se drejtësia ka qenë e ashpër me shtresat e dobëta. Sipas tij, kjo nuk duhet të ndodhë, pasi krijon probleme të rënda sociale. “Duke thelluar problemet sociale ne përgatisim breza të rinj që janë në rrugë sot dhe nuk kanë të ardhme dhe që nesër janë fidanishte të krimit”, ka thënë prokurori Çela. Keni dëgjuar ndonjë rast ku përveç ashpërsimit të dënimeve të ketë ndonjë politikë tjetër penale në Republikën e Shqipërisë?! Ne nuk jemi një shoqëri e pasur. Ne duke qenë të ashpër, më vjen keq ta them, por të ashpër kemi qenë përgjithësisht me shtresat e dobëta. Ne thellojmë problemet sociale. Duke thelluar problemet sociale ne përgatisim breza të rinj që janë në rrugë sot dhe nuk kanë të ardhme dhe që nesër janë fidanishte të krimit. Prokuroria, policia gjyqësore duhet të kenë një vizion dhe vizion i tyre nuk mund të jetë aplikimi i ashpër i ligjit. Jo, ne duhet të kemi vizion të gjerë mbi shoqërinë. Përgatiti N.Gj

Flash Lajme

Më të lexuarat