Sopranoja e njohur shqiptare Inva Mula do të organizojë më datë 8 dhjetor mbrëmjen e madhe të bamirësisë për të prekurit e tërmetit, ku janë të ftuar mbi 50 artistë nga të gjitha fushat.

Artistët ftuan publikun të kontribojë me blerjen e një bilete.

Por një ditë para koncertit ajo ka vizituar qendrën e vullnetarëve në Bubq ku ka theksuar se është e lumtur nga solidariteti i shqiptarëve në këto ditë të vështira.

Me kauzën “Artistët e bashkuar në një zë”, bëhet thirrje që të gjithë artistët shqiptarë kudo janë, ti përgjigjen kësaj ftesë. Qëllimi i këtij koncerti është grumbullimi i parave për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmetet e fundit në Shqipëri.

Mbrëmja e bamirësisë do të organizohet në sallën Koncertale të Kishës Ortodokse në Tiranë, në orën 17:00 këtë të diel.

Flash Lajme

Më të lexuarat