Ky është momenti kur një pallat 5 katësh në zonën e Shkozetit, i shpallur me rrezikshmëri të lartë për sigurinë e banorëve pas tërmetit të 26 nëntorit, hidhet në erë me tritol.

Ai u shemb me shpërthim të kontrolluar nga Inspektoriati Kombëtar i Kontrollit të Territorit.

Siç edhe nënvizon Inspektoriati në njoftimin për mediat, pallati ishte rrezik potencial edhe për ndërtesat e tjera ngjitur.

Zyra e Emergjencave njoftoi se ka shkuar në 27 numri i objekteve të shembura me eksploziv në Durrës pas tërmetit të 26 nëntorit.

Shtabi i menaxhimit të fatkeqësisë natyrore ka bërë të ditur se 10 objekte të tjera janë shembur në Thumanë dhe dy në Krujë.

Këto kategori objektesh janë shembur me eksploziv pasi konsideroheshin të pabanueshme dhe ishin të rrezikshme për nivelin e dëmtimeve që kishin pësuar në qëndrueshmërinë e tyre.

Flash Lajme

Më të lexuarat