Një gjykatë në New York ka dënuar me 22 vjet heqje lirie, një shqiptar me vendbanim në Bronx, i cili synonte të bëhej pjesë e grupit ekstremist të Shtetit Islamik.

Sipas akuzës, që nga viti 2015, Sajmir Alimehmeti, i cili veten e quante “Dentisti”, kishte blerë thika dhe pajisje të tipit ushtarak.

Gjykatësi federal i Manhatanit, Paul Engelmayer, ndërsa po publikonte vendimin për dënimin e tij nën akuzat për ofrim të mbështetjes materiale për ISIS-it dhe për mashtrim me pasaportë, e quajti shqiptarin “Një bombë e kurdisur”.

Alimehmeti, shtetas i natyralizuar amerikan ishte arrestuar në vitin 2016. Ai kishte qenë në vëmendje të autoriteteve të paktën që nga viti 2014, kur atij i ishte mohuar dy herë hyrja në Britani, prej nga synonte të udhëtonte për në Siri.

Në vitin 2015 ai kishte aplikuar për një pasaportë të re amerikane, duke pretenduar se e kishte humbur të parën. Në vitin 2018 ai kishte pranuar fajësinë, duke theksuar se ka gënjyer gjatë aplikimit për pasaportë si dhe për ofrim të mbështetjes materiale për ISIS-in.

Flash Lajme

Më të lexuarat