Tre anëtarë të bandës kriminale me shqiptarë “Hellbanianz”, e njohur për veprimtari kriminale sidomos në fushën e grabitjeve dhe drogës, në lagjen Barking në Londër kanë rënë në prangat e policisë.

Sipas mediave në Britani tre anëtarët e kësaj bande të armatosur me pistoletë dhe hanxhar kanë tentuar të vidhnin një banesë në Londër, e cila ishte pronësi të disa personave nga Rumania.

Këta persona ishin gjithashtu të përfshirë në aktivitete kriminale pasi kjo banesë ishte shndërruar në një laborator droge.

Në prangat e policisë kanë rënë 26-vjeçari Azen Dajci, 18-vjeçari  Ardi Sheta  dhe 27-vjeçari  Fatjon Kuci 27 vjec. Pas ndalimit shqiptarëve iu konfiskuan armë, hanxharë dhe drogë e lloit kanabis.

Flash Lajme

Më të lexuarat