Diamila Leka 

Ndonëse kanë kaluar 2 javë pas tërmetit tragjik, banorët e Ishmit ende mbeten në mëshirë të fatit. Banorët shprehen për gazetën “Shekulli” se e gjithë vëmendja është në Bubq, ndërsa në Ishëm ka mungesa të theksuara në ndihma por edhe në inspektime të banesave të dëmtuara dhe të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ndër të tjera ata shprehen se nuk munden të largohen pasi aty kanë gjithë investimin e jetës dhe se nuk e gjithë pasuria e tyre është në ato banesa të shkatërruara. Përmes gazetës “Shekulli”, banorët e Ishmit denoncojnë harresën e qeverisë dhe se kanë nevojë si edhe për ndihma më ushqime por duan edhe ekspertë për verifikimin e banesave.

Shkolla 

Shkolla e mesme “Rexhep Mezini” në Ishëm, nuk është funksionale dhe se është mbyllur. Nxënësit e kësaj shkolle janë transferuar në një tjetër shkollë të zonës, ndërsa nga dita në ditë pritet që të shembet. Drejtori i shkollës tregoi për gazetën “Shekulli” që do të nis transferimi i sendeve.

Qendra Shëndetësore

Po ashtu, dhe Qendra Shëndetësore e Ishmit, është jashtë funksionit për shkak se është dëmtuar prej tërmetit. Kryeinfermierja e kësaj Qendre Shëndetësore, tregon për gazetën “Shekulli” se gjatë ditës së 26 nëntorit të dëmtuarit i kemi pritur në një auto ambulancë pasi godina ishte jashtë funksionit. “Pak momente para se të binte tërmeti, ne sapo kishim larguar një urgjencë. I dhamë ndihmën e parë. Ndërsa pasi kur ra tërmeti ne dolëm jashtë sepse filloi shembja dhe rrezikohej. Të gjithë banorët e lënduar nga tërmeti kanë ardhur dhe kanë marrë ndihmën e parë dhe më pas janë larguar. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të shtruar gjatë momenteve kur ra tërmeti sepse kjo gjë do të vështirësonte më tepër punën tonë. Shërbimi nuk është ndërprerë asnjëherë. Ndihmën mjekësore i kemi dhënë në autoambulancë. Ndërsa më pas na erdhi çadra këtu improvizuam urgjencën. Këtu i kemi pritur të gjithë pacientët për dy javë. Kushtet janë disi të vështira. Tashmë ditët po ftohen dhe nata është më e ftohtë. Por presim që së shpejti të transferohemi në një tjetër ambient ku kushtet janë më të mira”, shprehet kryeinfermierja Xhemile Gjyli.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All