Kreu i KED Ardian Dvorani ka folur për mediat pas dëshmisë së dhënë në Prokurorinë e Tiranës pas kallëzimit të ngritur nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Dvorani ka thënë se në Prokurori ka dhënë versionin e tij, gjithashtu deklaroi se gjithçka e ka lënë në dorë të prokurorëve.

Kreu i KED shprehu se hetimi nuk duhet të zhvillohet në TV dhe media. “Institucionet, funksionarët publikë nuk është e mirë që t’i shtrojnë çështjet ligjore me produkte artistike, filma serialë, por t’i shtrojnë në rrugë ligjore, institucionale”, tha Dvorani.

Ai pranoi se nëse do të merret në ndjekje penale, atëherë nuk do të mund të ushtrojë detyrën në krye të KED, i zgjedhur automatikisht në atë pozicion si i vetmi anëtar në detyrë nga Gjykata e Lartë.  “Nëse kjo ndodh, ligji është i qartë, nëse anëtari është në ndjekje penale pengohet të ushtrohet funksioni. Por këtë do të çmojë përbërja e këshillit”, tha Dvorani.

Dvorani ndër të tjera shtoi se nuk kishte paraqitur asnjë provë dhe nuk kishte ndër mend të dorëzonte edhe ai një kallëzim penal ndaj Presidentit. “Kam dhënë shpjegime sepse kam thënë që nuk është nevoja për të paraqitur prova në këtë moment. Më pas janë prokruroët që do të vendosin për të marrë provat që do të cilësojnë si të duhura”, tha ai. “Nuk jemi në garë, nëse do të ketë një fakt penal, atëherë do të bëj kallëzim”, shtoi Dvorani.

Kujtojmë se Presidenti Meta e ka paditur Dvoranin për “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim të kompetencave” për çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

Flash Lajme

Më të lexuarat