Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas takimit me Ministrin e Jashtëm Italian, në një deklaratë për mediat ka refuzuar sërish një tryezë të përbashkët me kryeministrin Rama për situatën e krijuar nga tërmeti.

Duke folur për gazetarët ai tha se opozita nuk bëhet pjesë e asnjë shfaqje, teksa përsëriti edhe njëherë se reforma zgjedhore dhe zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja për krizën politike.

Përgjigjen e keni marrë nja 10 herë. Nuk kam asgjë për të shtuar nga ajo që ju kam thënë. Nuk do të bëhemi pjesë e një shfaqje që po na turpëron dhe po shton dhimbjen dhe vuajtjen e qytetarëve. Dialogu politik për reformën zgjedhore, zhbllokimi i dialogut politik për reformën zgjedhore sipas propozimit të shtatorit. Reforma zgjedhore dhe vullneti i qytetarëve përcaktojnë cilësinë e demokracisë dhe jo fotot dhe shfaqjet mes kryetarit të qeverisë dhe kryetarit të opozitës” tha Basha ndër të tjera.

Kryedemokrati ka theksuar se me apo pa tryeza, është detyrë e qeverisë të ndihmojë njerëzit në nevojë.

Flash Lajme

Më të lexuarat