Grupi i ekspertëve izraelitë që erdhën në ndihmë të Shqipërisë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, kanë përfunduar misionin e tyre në vendin tonë.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook” Ministria e Mbrojtjes e Izraelit thekson se ka dërguar një delegacion me ekspertë në ndihmë të popullit shqipëtar pas tërmetit, gjithashtu shpreh se kjo ndihmesë kishte një kuptim të madh për popullin izraelit për shkak të asaj që shqiptarët kanë bërë në të shkuarën.

Ministria izraelite ka postuar edhe një video ku tregohet strehimi i hebrenjve në Shqipëri gjatë pushtimit nazist.

Flash Lajme

Më të lexuarat