Një 22-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Vlorës pasi i janë sekuestruar doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

Sipas policisë nga kontrolli personal, 22-vjeçarit iu gjetën të fshehura në trup 3 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Njoftimi i policisë:

Goditet një rast i drogave të forta. Sekuestrohen 3 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë. Policia arreston në flagrancë poseduesin. Në vijim të punës intensive për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e rasteve në fushën e narkotikëve, specialistët përkatës me anë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë kapjen në flagrancë të shtetasit G.T., 22 vjeç, banues në Vlorë. Nga kontrolli personal, 22-vjeçarit iu gjetën të fshehura në trup 3 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Flash Lajme

Më të lexuarat