Një  76-vjeçar është gjetur i pajetë në fshatin Golaj, në një përrua. Nga veprimet e kryera, rezultoi se viktima nuk kishte shenja dhune në trup dhe se vdekja ka ardhur si rezultat i një ataku kardiak që ka pësuar ky shtetas pas rënies në kontakt me ujin e ftohtë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.12.2019, në lagjen Pla i Patës në fshatin Golaj, Has, në një përrua është gjetur i vdekur nga familjarët e tij shtetasi, M.D., 76 vjeç, banues në fshatin Golaj, Has.

Nga veprimet e kryera, rezultoi se viktima nuk kishte shenja dhune në trup dhe se vdekja ka ardhur si rezultat i një ataku kardiak që ka pësuar ky shtetas pas rënies në kontakt me ujin e ftohtë.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për ngjarje aksidentale.

Flash Lajme

Më të lexuarat