Një ngjarje e mistershme ka ndodhur orët e para të mëngjesit që tronditi qytetin e Korçës. Një 45-vjeçar është vrarë teksa po hapte lokalin e tij. Viktima është shtetasi Flamur Duci, 45 vjeç ndërsa është gjetur i pajetë pranë lokalit të tij nga bashkëfshatarit.


(Në foto viktima, Flamur Duçi)

Duke iu referuar raportimeve, mësohet se Flamur Duçi është vrarë nga persona të tjerë, ndërsa në trup i janë gjetur plagë, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet prerës.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se autorët e ngjarjes i kanë ditur mirë veprimet e Duçit si dhe kanë studiuar lëvizjet e tij, pasi i kanë zënë pritë në momentin ku ai kishte shkuar i vetëm për të hapur lokalin e tij.

Ndërsa ene nuk dihen shkaqet që kanë çuar në vdekjen e 45-vjeçarit, ndërsa pistat në të cilat po heton Policia, nëse i ndjeri ka pasur ndonjë konflikt të vjetër, që ka degjeneruar në këtë akt ekstrem.

Duke iu referuar burimeve, bëhet e ditur se janë shoqëruar familjarët e ish-bashkëshortes së Duçit, pasi viktima ishte i ndarë dhe jetonte i vetëm.


(Motra e viktimës)

Policia, ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve të krimit, ndërsa përveç pistës së konflikteve Brenda familjes, po heton edhe atë të grabitjes.

“Ata ia kanë bërë. Gruaja është në Francë. Nuk i pëlqenin shqiptarët. Çfarë i kanë bërë. Ata e kanë bërë me nge, e kanë çarë me thika e kanë djegur. I vuajtur tërë jetën, çfarë i kanë bërë. Në 6 të mëngjesit ia kishin bërë. Ai ishte jashtë marketit trupi. Ça do i grabisnin, çfarë lekësh kishte ai, ku t’i gjente lekët. Kuptohet ajo punë hasmërie është, përderisa e kanë djegur”, – shprehen fqinjët.

Flash Lajme

Më të lexuarat