Një tjetër tërmet i fuqishëm ka goditur Shqipërinë pak minuta më parë. Dridhje të forta janë ndjerë sidomos në Tiranë. Epiqendra ka qenë në fshatin Gërdec në periferi të Tiranës dhe magnituda ka qenë 4.7 i shkallës rihter.

Tërmeti ka zgjatur disa sekonda. Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytete të tjera si Vorë, Durrës, Lezhë dhe Fushë Krujë. Deri më tani nuk dihet nëse tërmeti ka shkaktuar dëme apo jo.

Flash Lajme

Më të lexuarat