Një grant prej 4 milionë eurosh është akorduar nga Qeveria Federale Gjermane për rindërtimin e ndërtesave publike të dëmtuara nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

“Gjermania do të ndihmojë Shqipërinë për të rindërtuar shkollat dhe institucionet publike.

Ky grant është një nga elementët e mbështetjes Gjermane pas tërmetit të 26 nëntorit, i cili traumatizoi shumë shqiptarë.

Ringritja e institucioneve publike do të jetë një element, i cili do të shërbejë për rikthimin dalëngadalë në normalitin e jetës së përditshme”, tha Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf.

Flash Lajme

Më të lexuarat