Dy fëmijë shqiptarë nga Kosova kanë humbur jetën pasi kanë rënë në një lumë, buzë të cilit kishin qenë duke luajtur në prani të nënës së tyre. Autoritetet policore në Francë kanë bërë të ditur se fëmijët ishin të shoqëruar nga e ëma e tyre.

Ngjarja ka ndodhur të martën dhe dy viktimat mësohet se janë vëlla dhe motër, të lindur në vitin 2017 dhe 2014.

Siç thuhet më tej, tragjedia ka ndodhur në Le Moingt, ujërat e të cilit janë fryrë kohët e fundit nga reshjet e shumta shiut. Të dy fëmijët kishin lindur në vitin 2014 dhe 2017.

Një tragjedi e tillë thuhet të ketë ndodhur pasi nëna 35-vjeçare nga Kosova kishte ngrënë me fëmijët në një restorant të ushqimit të shpejtë, përpara se t’i merrte me vete orët e pasdites për të luajtur pranë lumit që kalon afër zonës së blerjes Montbrison.

Sipas deklaratave të saj, më i riu nga fëmijët fillimisht ra në ujë. Pas kësaj, motra e tij u përpoq ta kapte para se edhe ajo të rrëmbehej nga rryma e ujit.

Nëna arriti të bashkohej me ta por pa mundur t’i shpëtonte. Pastaj ajo njoftoi njerëzit për të lajmëruar shërbimet e urgjencës. Kur arritën atje, ata nuk mund të bënin asgjë.

Nëna, në shok, u shtrua në spital ndërsa Prokuroria e Saint-Etienne ka hapur një hetim dhe urdhëroi autopsinë e të dy trupave

Përgatit: Erjon Dervishi 

Flash Lajme

Më të lexuarat