Një 48-vjeçar është vënë në pranga, pasi ka kërcënuar bashkëshorten me levë hekuri.

Sipas policisë është arrestuar në flagrancë shtetasin A. E., 48 vjeç, banues në Larushkë, Krujë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Njoftimi i policisë:
Parandalohet përshkallëzimi i dhunës në familje, arrestohet në flagrancë një 48-vjeçar.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, menjëherë pas njoftimit të marrë për një shtetas që kërcënonte bashkëshorten me një levë hekuri, kanë ndërhyrë duke arrestuar në flagrancë shtetasin A. E., 48 vjeç, banues në Larushkë, Krujë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Flash Lajme

Më të lexuarat