Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një video mesazhi në Facebook ka uruar të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri. Ai ka dhënë mesazhet e tij, duke u ndaluar tek tre momente kryesore, që sipas tij janë momente për një fillim të ri.

Konflikti politik, negociatat dhe tërmeti i 26 nëntorit.

Rama: Por përtej debatit për besimin ose mos besimin në zot dhe falë energjisë së madhe pozitive që u gjenerua si reagim kombëtar ndaj goditjes së tërmetit, ky është në sytë e mi momenti i një fillimi të ri, për të prodhuar më shumë energji pozitive dhe arritur më shumë për vendin dhe fëmijët tanë.

Më duhet t’ju rrëfehemi se ideja e këtij momenti si një mundësi për një fillim të ri më ka kapur e pushtuar pak e nga pak qysh sa plasi konflikti absurd politik i gjysmës së parë të vitit, më tej kur refuzimi i KiE për çeljen e negociatave me Shqipërinë shkaktoi një tërmet psikologjik mbi këtë shoqëri të lidhur me ëndrrën evropiane, ky mendim mu përforcua si nevojë për në fillim të ri.

Por tërmeti i 26 nëntorit me forcën reaguese u bë vetë momenti i fillimit të ri për Shqipërinë që duam.

Nuk duhet ta humbim këtë moment të ri për të kapitalizuar mundësinë e thellimit të procesit të rilindjes ekonomike e sociale që ka prodhuar ky fund vit dramatik.

Nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të shtyjmë me forcë përpara dhe të bëjmë tani, për ditë, çdo punë që nuk duhet lënë për nesër.

Flash Lajme

Më të lexuarat