Një bombul gazi ka shpërthyer në Allias, duke plagosur rëndë dy persona. Burime për “Shekulli”-n bëjnë me dije se shpërthimi, ka ndodhur pranë fushës së druve në Allias.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13 e 30.

Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit të gazit.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 13:09 në Allias, në një banesë private ka shpërthyer një bombul gazi dhe për pasojë banesa është përfshirë nga flakët.

Policia së bashku me shërbimin e zjarrfikses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë mundur të nxjerrin  dy të moshuar  shtetasit B. H.,80 vjeç dhe N. H.,77 vjeçe që banonin në banesë, të cilët u  dërguan në spital për ndihmë mjeksore .

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Flash Lajme

Më të lexuarat