Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një vinç ka zënë poshtë një punëtor.

Ngjarja ndodhi në hyrje të pazarit të pazarit, kur punëtori po punonte për ndërtimin e një pallati.

Burime për “Shekulli”-n bëjnë me dije se punëtori ka ndërruar jetë.

Më datë 03.01.2020, rreth orës 12:17, jemi njoftuar se në lagjen nr. 9, pranë stacionit të autobuzëve, në një objekt në ndërtim, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës, shtetasi E.J., rreth 35 vjeç, banues në Korçë, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes,”-shkruan policia.

Flash Lajme

Më të lexuarat