Në një deklaratë për shtyp, partia ‘Zgjidhja’ ka reaguar për rritjen e çmimit nga ana e fabrikave të përpunimit të mishit në vend. Kjo pasi rritja e çmimit me rreth 10 për qind, si në rastet e tjera do të pasohet nga rritja zinxhir e çmimeve të të gjitha produkteve të mishit dhe të peshkut.

Për këtë Partia ‘Zgjidhja’ u bën thirrje të autoriteteve zyrtare që të anulojnë marrëveshjen për fiksimin e çmimit.

Deklarata e plotë:

Të anulohet rritja e çmimeve nga fabrikat e mishit

Nga fillimi i vitit 2020 të gjitha fabrikat e përpunimit të mishit në vend rritën në mënyrë të unifikuar çmimet me rreth 10 për qind për të gjitha prodhimet e tyre. Si në rastet e mëparshme, kjo do të pasohet nga rritja zinxhir e çmimeve të të gjitha produkteve të mishit dhe të peshkut.
Partia ‘Zgjidhja’ i bën thirrje autoriteteve zyrtare që të anulojnë këtë marrëveshje për fiksimin e çmimit që shkel ligjin për konkurencën, duke u siguruar fitime të pamerituara operatorëve ekonomikë e ndëshkuar padrejtësisht konsumatorët si dhe të nisin një hetim të thelluar administrativ për të korrigjuar këtë situatë.

Flash Lajme

Më të lexuarat