Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka emëruar 15 magjistratë si gjyqtar, duke nisur zëvendësimin e vendeve bosh të lënë nga gjyqtarëve e djegur nga Vetting-u.
Duke iu referuar njoftimit bëhet e ditur se gjyqtarët e rinj ishin diplomuar në Shkollën e Magjistraturës, për profilin gjyqtar, në përfundim të vitit akademik 2018-2019.
Njoftimi i KLGJ:
Në kuadër të mirëfunksionimit të sistemit gjyqësor, sot më datë 09.01.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor, përmes një vendimmarrje të rëndësishme, emëroi si gjyqtarë 15 magjistratë. Ky emërim u krye duke mbajtur në konsideratë përfundimin procedurës së verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin si gjyqtar, të kandidatëve të diplomuar në Shkollën e Magjistraturës, për profilin gjyqtar, në përfundim të vitit akademik 2018-2019.
Gjyqtarët e emëruar nga Këshilli i Lartë Gjyqësorë, janë si më poshtë vijon:
- Znj. Erlanda Agaj;
- Z. Marko Boshku;
- Znj. Elisabeta Gjoni;
- Z. Klejda Çapja;
- Z. Artur Prenga;
- Z. Mirjan Mustafaj;
- Znj. Kostandina Kuro;
- Znj. Iva Zemani;
- Znj. Enisa Shahini;
- Znj. Ema Shaholli;
- Z. Shkëlzen Liçaj;
- Z. Xhevdet Lika;
- Z. Ligoraq Toshi;
- Z. Hazbi Balliu;
- Z. Florin Demollari.
Më tej, Këshilli, bazuar në propozimin e Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, vendosi që gjyqtari Osman Aliu, të përfitoi pagën për të gjithë kohën e pezullimit nga detyra. Gjithashtu, Këshilli vendosi deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak të dorëheqjes nga detyra, të tre gjyqtarëve, përkatësisht të {…}, {…}dhe {…}.
Në përfundim të kësaj mbledhjeje, KLGJ vendosi kualifikimin e dy kandidatëve për në formimin fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020, duke përmbyllur kështu procesin e hetimeve të thelluara për këta kandidat.
