Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, është betuar sot, duke marrë zyrtarisht detyrën e saj si ambasadore në vendin tonë.

Fillimisht lajmin për betimin e Yuri Kim, e ka dhënë me anë të një mesazhi në rrjetin social Twitter, Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber.

“Ajo është tashmë zyrtarisht Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri! Urimet më të mira dhe suksese në misionin tuaj, me bindjen se do kemi një bashkëpunim të frytshëm”!, shkruan Faber në Twitter.

Kujtojmë se Yuri Kim, pati një seancë të vështirë dëgjimore në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin Amerikan. Ajo pritet të jetë përcaktuese në shumë procese reformuese në Shqipëri.

Yuri Kim, vjen nga një karrierë e gjatë diplomatike.

Flash Lajme

Më të lexuarat