“Dje qeshte shumë. Kishte një të qeshur që të gjithë u habitëm”, kështu u shpreh fqinja pranë banesës të së ndjerës Enkeleda Çapokut. Pak para mesnatës së 9 janarit krimi në familje sërish trondit kryeqytetin.

“Kunati vret kunatën”, raportohej mëngjesin e 10 janarit në media. Bëhet fjalë për Erdet Çapokun i cili ka masakruar për vdekje 39-vjeçaren Enkeleda Çapokun rreth orës 23:40 të mbrëmjes së djeshme.

Sipas burimeve për gazetën “Shekulli”, mësohet se konflikti mes kunatit dhe kunatës kishte nisur para disa muajsh pas porosisë së burit të viktimës, Elton Çapokut i cili ndodhej në burg. Ky i fundit kishte porositur të vëllanë, që të ruante dhe të kontrollonte të gjitha lëvizjet e bashkëshortes dhe çdo gjë ta raportonte te ai së bashku me fotografitë. Ndërkohë, të njëjtat burime tregojnë se 6 muaj më parë, Erdet Çapoku bashkë me Enkeleda Çapokun ishin konfliktuar në rrugën kryesore mes bashkisë së Kamzës dhe komisariatit, pasi kunati e përndiqte.

E ndjera, Enkeleda Çapoku e denoncoi për përndjekje dhe çështja përfundoi në polici, por është pushuar. Ndërkohë, mësohet se në komisariat kunati ka thënë se e ruante 39-vjeçaren se e kishte porosi nga i vëllai që t’i ruante nderin. Viktima, muaj më parë ishte larguar nga banesa ku banonin të gjithë më parë dhe jetonte me vajzën e saj 18-vjeçare, me qira. Por nëna e saj nuk e linte të jetonte vetëm, por flinte në banesën e saj.

Ndërkohë, nëna e 18-vjeçares ishte në përndjekje nga xhaxhai i saj ndërsa ky i fundit, ka pretenduar që të dhënat që merrte ja kishte lënë porosi i vëllai, ta ruante dhe çdo foto që bënte apo informacion për lëvizjet e të ndjerës që kishte ia dërgonte në burg. Kjo ka sjellë debatin mes tij dhe kunatës që përfundoi me vrasjen e 39-vjeçares.

Banorët e zonës kishin respekt për familjen e së ndjerës. Ndërkohë, pronari i banesës në të cilën viktima rrinte me qira 39-vjeçares që u vra shprehet se ishte njw familje e rregullt dhe korrekte me pageswn e qirasw.

“Familja shumë e mirë, e dashur, në punë dhe hall të vet, njerëz korrekt për cdo gjë. Konfliktet e brendshme nuk i di, ishte korrekte për pagesën. Autori e njoh, nuk ma merrte mendja të bënte këtë gjë. Ai ka banuar këtu, më pas ka ikur banonte jashtë Tiranës. Autori nuk të linte përshtypjen, një shejtan i shkurtër ta bënte këtë gjë, një përmetar ta bënte këtë gjë!!! Nuk ka fjalë. Ishin njerëz shumë të mirë. Punonte dhe mbante një familje. Të dënohet në maksimum, të mos ketë mëshirë për atë” u shpreh ai.

“Dyshemeja ishte copa-copa me gjak. Lava dyert se çdo gjë ishte e mbuluar në gjak. Shihet dhe te shenja ku është hapur drita. Dhe aty ka gjak. Gjynah e la gocën jetime. Gjynah nëna shkret që i iku goca (qan).”, shprehen fqinjët pranë banesës së Enkeleda Çapokut.

Ndërkohë nga burgu Elton Çapoku i kishte dhënë një porosi që të ruante veten nga kunati. “Enkeledë, ruaj veten dhe gocën, se unë jam në burg, nuk kam çfarë të bëj”, i kishte thënë ai bashkëshortes së tij, teksa i kishte dërguar fotot që ia kishte çuar i vëllai.

Ngjarja

Erdet Çapoku, ka hapur derën e banesës me forcë dhe e ëma e Ekeledës ishte e para që u përball me të. Ai e ka goditur atë dhe më pas ka shkuar të dhona ku flinte Enkeleda me të bijën. Në ato momente, kunat8i e ka goditur me mjete të forta duke i shkaktuar asaj vdekje në vend. Erdet Çapoku, autori i kësaj ngjarjeje u largua menjëherë pas krimit të rëndë që kreu, por mesditën e së premtes u arrestua nga policia në Tiranë, në zonën e Laprakës. Vrasësi 34-vjeçar, deri dy vite më parë, ka jetuar në shtëpinë e Enkeledës, pasi bashkëshorti i kësaj të fundit prej shtatë vitesh ndodhet në burg.

Por në një moment, Enkeleda vendos t’a largojë kunatin e saj nga shtëpia, dhe Erdeti del në një tjetër shtëpi me qira. Këtu dyshohet se lindën pikërisht edhe konfliktet pasi Erdeti i kërkonte Enkeledës, orendi dhe sende shtëpiake. Konflikte këto që shuhen pasi ai merr orenditë që kishte kërkuar. Por megjithatë, konfliktet duket se nuk u mbyllën me kaq. Erdeti fillon përndjekjen ndaj Enkeledës, duke i bërë foto të cilat ia çonte bashkëshortit të saj në burg. Kjo konfirmohet edhe nga kunati i Enkeledës, burri i motrës së saj.

Pikërisht pas këtyre episodeve, Enkeleda, vendos që në muajin shtator të vitit të kaluar të bëjë denoncim në polici ndaj kunatit të saj për përndjekje, për të cilin familjarët ngrenë pretendimin se ka pasur urdhër mbrojtjeje. Por megjithatë burime të policisë bëjnë me dije së për Enkeledën nuk ishte dhënë një urdhër mbrojtjeje. Ndërkaq, sipas familjarëve Enkeleda, vazhdonte të ishte nën kërcënimet e Erdetit, kunatit të saj, i cili i kishte kërkuar viktimës të tërhiqte denoncimin në të kundërt do ta vriste. Akt të cilin e finalizoi mbrëmjen e së enjtes, në shtëpinë e viktimës. Enkeleda së bashku me të bijën e saj, punonin në një fabrikë këpucësh, për të siguruar jetesën e tyre, e po ashtu me to jetonte edhe nëna e Ekeledës.

Historia e dënimit të burrit të viktimës

Në 2014 Krimet e Rënda morën të pandehurit Arben Alla, Elton Çapoku dhe Adrian Çingu. Sipas akuzës këta persona kanë tentuar të trafikonin nga Shqipëria drejt Holandës një sasi prej rreth 186 kilogram lëndë narkotike kanabis sativa. Arrestimi i këtyre shtetasve është kryer pasi, në datën 29.8.2012, shtetasi Adrian Çingu ka tentuar që të trafikojë lëndën narkotike drejt Holandës me anën e një mjeti tip kamion. Sasia e lëndës narkotike është zbuluar në pikën e kontrollit kufitar të Portit të Durrësit, pasi Prokuroria për Krime të Rënda po zhvillonte hetimin në dinamikë. Ndërkohë që u krye arrestimi i shoferit të kamionit, u kryen veprimet e tjera procedurale, në bazë të të cilave u evidentuan përgjegjësitë edhe të shtetasve Arben Alla dhe Elton Çapoku.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se i pandehuri Adrian Çingu, i datëlindjes 10.5.1963, lindur dhe banues në Tiranë gjatë viteve 2011-2012 është përfshirë në një aktivitet të kundërligjshëm lidhur me trafikimin e lëndëve narkotike të llojit kanabis sativa nga Shqipëria në drejtim të Holandës, ku ai kryente rolin e transportuesit si shofer me kamion të ndryshëm. Në vijim të këtij aktiviteti i pandehuri Adrian Çingu më datë 27.8.2012 ka blerë formalisht nga shtetasi nën hetim Elton Çapoku automjetin e llojit kamionçinë e bardhë, e tipit “Mercedes-Benz” LVFS3, e më pas i ka bërë ndryshimin e targave të këtij mjeti, duke i vendosur targat e reja si dhe duke i prerë siguracionet dhe kaluar dokumentacionet e tjera shoqëruese të mjetit në emrin e tij. Pas këtij veprimi, automjeti i mësipërm është marrë nga shtetasi i identifikuar si Beni prej deklarimeve të të pandehurit Adrian Çingu më datë 6.2.2013, me qëllim ngarkimin në të të lëndës narkotike dhe fshehjen e saj.

Më datë 28.8.2012 rreth pasdites, i pandehuri Adrian Çingu është telefonuar në telefonin e tij celularë nga shtetasi Beni duke i treguar se makina ishte bërë gati për t`u nisur në Itali dhe duke i treguar vendin se ku gjendje ajo, e konkretisht në rrugën e Durrësit afër një karburanti në Laprakë. I pandehuri Adrian Çingu pasi takohet me shtetasin Beni i cili po e priste afër automjetit të mësipërm, merr porositë prej këtij të fundit dhe niset në drejtim të portit të Durrësit për të ikur në drejtim të Italisë me traget e në vijim për në drejtim të Holandës, ku ishte destinacioni i dërgimit të lëndës narkotike. Deklarimin fajtor të të pandehurit Elton Mitat Capoku, për veprën penale të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim mbetur ne tentative parashikuar nga neni 283/”a”-2-22 të K.Penal dhe denimin e tij me10 (dhjetë) vjet burgim, duke i filluar vuajtja e dënimit nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg, të caktuar me vendimin nr. 380 datë 23.07.2014, ekzekutuar në datën 05.09.2014

Flash Lajme

Më të lexuarat