Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për tre autorët e dyshuar të vrasjes së 30-vjeçares Drita Saliaj në Mallakastër. Të arrestuarit janë Luis Saliaj, 16-vjeç, Sindi Shehaj 16-vjeç dhe Elvis Zotaj 26-vjeç.

Raportohet se dy 16-vjeçarët i kalojnë për gjykim Gjykatës së Vlorës.

Luis Salaj dhe Sindi Zotaj kanë deklaruar para gjykatës se i përmbahen deklaratës së dhënë në polici. Luis Saliaj familjar me viktimën ka thënë se ka shkuar për të grabitur në banesë por nuk ka marrë pjesë në vrasje.

Ndërsa Elvis Zotaj nuk e ka pranuar krimin.

Flash Lajme

Më të lexuarat