Autoritet Rrugor Shqiptar njofton mbi situatën në të cilën gjenden akset rrugore, pas fillimit të reshjeve të dëborës. Nëpërmjet një njoftim për median, ARSH bën me dije se deri më tani aksi problematik, në të cilën është e domosdoshme të përdoren zinxhirët, është aksi rrugor Korçë-Dardhë.

Njoftimi i plotë:

Në aksin rrugor Korçë-Dardhë kanë filluar reshje të shumta dëbore

Po punohet për Mirëmbajtjen Dimërore.

Nga km 5-14 kalimi i mjeteve të vogla duhet bërë me zinxhirë.

Drejtuesit e mjeteve, që zgjedhin të kalojnë në këtë aks të tregohen të kujdesshëm për shkak të prezencës së lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All