Gjykata e Tiranës vendosi sot pushimin e çështjes për kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe dy zyrtarëve të tjerë, të pandehur për lobimin 675.000 dollarë në SHBA, pas të cilit thuhej se fshihej një kompani ruse.

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, në një reagim zyrtar, e cilësoi procesin dhe vendimin ndaj lobimit një dosje të neveritshme të partive të vjetra që harxhojnë milionat e popullit më të varfër të Europës për një foto në Uashington.

“Gjykata e Tiranës rrëzoi akuzën për pastrim të 650 mijë dollarëve në SHBA për Lulzim Bashën dhe dy zyrtarët e tjerë të PD-së. Një dosje e neveritshme e partive të vjetra që harxhojnë milionat e popullit më të varfër të Europës për një foto në Uashington’-shkroi Kokëdhima.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All