100 vjetori i Kongresit historik të Lushnjes (21-31 janar 1920 – 21 janar 2020) është kujtuar me disa aktivitete në Lushnje, por dhe në Tiranë.

Në ceremoninë festive në qytetin e Lushnjes, në shtëpine -muze ku është mbajtur kongresi historik i Lushnjës, ishte i pranishëm edhe Princ Leka së bashku me bashkëshorten e tij Elia Zaharia.

Por gjatë ceremonisë Princ Leka është parë i fashuar në dorën e djathtë, megjithëse ende nuk dihet se çfarë i ka ndodhur trashëgimtarit të Mbretërisë.

“ Sot përkujtojmë 100 vjetorin e Kongresit të Lushnjes. Në Republikën e parë Shqiptare dhe më pas në periudhën e Mbretërisë, Kongresi i Lushnjes ishte feste Kombëtare. Pas Pavarësisë së shtetit më 1912, ky kongres siguroi insitucionalizimin dhe parlamentarizimin e shtetit!

Kongresi i Lushnjes jetësoi pavarësinë!

Mbreti Zog luajti një rol thelbësor në jetësimin e Kongresit.
Më 21 Janar 1920, si sot para 100 vitesh, Ahmet Zogu vinte në Kongresin e Lushnjes si përfaqësues i krahinave të Matit, Dibrës dhe Mirditës.
Në ato ditë të trazuara ku Shqipëria luftonte për ekzistencën e saj të brishtë, Mbreti Zog, shoqëruar nga qindra luftëtarë të tij, siguroi mbrojtjen dhe zhvillimin e punimeve të Kongresit.
Ndjej shumë krenari sot teksa përkujtojmë punën kolosale të gjithë këtyre patriotëve e burra shteti, të cilët mbrojtën Pavarësinë e Shqipërisë sonë!”- shkruan Princ Leka në Facebook.

Tags:Princ Leka

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All