Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj në 101- vjetorin e vdekjes së kryeministrit të parë të Shqipërisë e ka cilësuar Ismail Bej Vlorën ose Ismail Qemalin si jo vetëm burrë shteti por themelues të Shqipërisë.

Ai thotë se pavarësisht se Qemali vdiq 101 vite më parë, zemra e tij e madhe rreh në çdo shqiptar.

Statusi i Haradinajt

Kur përmendet emri i tij, kujtojmë Plakun me flamur në dorë. Ismail Bej Vlora, nuk ishte vetëm burrë shteti. Ai ishte Themelues i Shqipërisë. Zemra e tij e madhe, pushoi së rrahuri 101 vite më parë, por ajo rrah në secilin prej nesh.
Lavdi!

Flash Lajme

Më të lexuarat