Nisja e hetimeve për Lefter Allën e çoi në gjashtë numrin e kryebashkiakëve të PS-së që kanë një të kaluar të dyshimtë kriminale.

Deputetët apo kryebashkiakë të tillë nuk kanë munguar as nga Partia Demokratike, që tanimë sheh në Kuvend ligjvënës të papërshtatshëm apo qesharak për atë detyrë.

Lidhur me këtë problematikë ka reaguar më herët kreu i partisë “Zgjidhja” Koço Kokëdhima, që ka dalë kundër listave të kryetarëve që sipas tij e kriminalizuan politikën shqiptare.

Sjellim në vëmendje këtë sekuencë nga emisioni “Opinion” dy vite më parë, ku ndër të tjera Kokëdhima shprehet: “Unë i kam thënë zotërisë (Ramës) gjithmonë që mos përfshi njerëz me precedentë të tillë. I kam thënë edhe emra konkretë. Sepse ai dhe Saliu e kriminalizuan politikën e Shqipërisë”.

Flash Lajme

Më të lexuarat