Një krim makabër tronditi qytetin e Korçës ditën e sotme. Një 50-vjeçari i identifikuar si Dashnor Osmani nga fshati Pocestë, i cili punonte si shitës bananesh, i kanë prerë kokën me sëpatë në pazarin e këtij qyteti.

Autori i krimit Zamir Topi 42-vjeç është arrestuar nga policia ndërsa është sekuestruar sëpata që e la në vendin e krimit. Viktima dhe autori janë të dy nga i njëjti fshat Pocestë i Korçës. Gazeta shekulli ka siguruar dëshminë e një nga personave të pranishëm në vendin e ngjarjes.

“E pashë që ishte shtrirë në tokë, i kishin dalë trutë, ndërkohë policia po largonte njerëzit të cilët ishin mbledhur te vendi ku ndodhej viktima, i kishte rënë me sëpatë. Më pas autori u kap nga policia tek Banka Kombëtare ku po kalonte. Ishte i mbuluar me gjak. Ky që u vra shiste banane në momentin që u vra kishte goxha banane ne dore. Më duket se ai që i gjuajti është me të meta mendore” thotë një nga dëshmitaret.

Ndërsa policia në njoftimin për mediat ka thënë “Më datë 28.01.2020, në lagjen nr. 9, në Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Z. T., 42 vjeç, banues në fshatin Pocestë, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin D. O., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Pocestë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë ku kanë kapur autorin e dyshuar, të cilin e kanë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarje”.

Flash Lajme

Më të lexuarat