Mediat italiane raportuan një lajm ku thuhej se një oficere e policisë shqiptare ishte kapur duke trafikuar kokainë në shtetin fqinj.

Pasditen e sotme lidhur me shkrimin ka reaguar Policia e Shtetit që bën me dije se 29-vjeçarja nuk është më pjesë e Bluve që prej vitit 2017.

Policia bë me dije se shtetasja F. Z., 29 vjeçe nuk është më pjesë e Policisë së Shtetit që prej vitit 2017.

Dalja e saj nga radhët e policisë u bë pasi nuk fitoi më të drejtën për t’u pajisur me Certifikatë Sigurie.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një shtetase të arrestuar  me lëndë narkotike nga autoritet policore italiane e cila është prezantuar si punonjëse e Policisë shqiptare sqarojmë opinionin publik se:

Shtetasja e arrestuar F. Z., 29 vjeçe nuk është më pjesë e Policisë së Shtetit që prej vitit 2017.

Ajo ka qenë efektive në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe në vitin 2017 është larguar nga  Policia e Shtetit pasi nuk fitoi më të drejtën për tu pajisur me Çertifikatë Sigurie.

Policia e Shtetit ka shkëmbyer informacion në kohë reale me homologët e Karabinierisë në Milano, nëpërmjet Oficerit Ndërlidhës në Bari për rastin në fjalë.

Policia e Shtetit është e vendosur për të bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët me qëllim evidentimin dhe goditjen e elementëve kriminal që ushtrojnë veprimtari kriminale.



Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All