Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Policia e Durrësit njofton se një 45-vjeçar,në banesën e tij për motive të dobëta ka qëlluar me thikë gruan.

Shtetasja me inicialet M.C., 33 vjeç për pasojë ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.02.2020, rreth orës 23:55, shtetasi L.C.,45 vjeç, banues në Xhafzotaj, në banesën e tij, për motive të dobta   ka qëlluar me mjet prerës thikë, bashkëshorten e tij shtetasen M.C., 33 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Shtetasi L,C, pasi ka kryer krimin është larguar nga banesa dhe në ndjekje tê tij janë vënë shërbimet e Policisë.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.



Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat